Zarif: Nuk do të ketë luftë në rajon
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, deklaroi: “Jam i sigurt se ashtu siç ka thënë edhe lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, nuk do të ndodhë luftë në rajon sepse ne nuk kërkojmë luftë dhe askush tjetër nuk ka këtë iluzion dhe këtë mendim që të mund të përballet me Iranin në rajon, mirëpo është e nevojshme që lëvizjet e rrezikshme brenda Amerikës të bëhen të qarta për popullin e këtij vendi”.
Muhamed Xhavad Zarif të shtunën para se të largohet nga Pekini, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, tha: “Realiteti është ky që Trump në mënyrë zyrtare dhe përsëri së fundi ka theksuar se nuk dëshiron luftë, mirëpo individët që e rrethojnë atë dhe me pretekst se dëshirojnë ta bëjnë Amerikën më të fuqishme përball Iranit, po e drejtojnë atë drejt luftës”.
Zarif shtoi: “Atë çfarë kam paraqitur gjatë vizitë në Nju Jork me emrin “Ekipi B”, është një realitet dhe të gjithë njerëzit janë të informuar rreth kësaj çështje, mirëpo për shkak të atmosferës psikologjike që sundon mbi shoqërinë e Amerikës, shumë pak njerëz kishin guximin ta paraqesin këtë çështje”.
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi: “Ajo çfarë paraqitet me emrin “Së pari Amerika” në SHBA aktualisht po shndërrohet në politikën “Së pari Izraeli” ose “Së pari disa regjime despotike të rajonit” dhe interesat e këtyre po imponohen mbi qeverinë e Amerikës nëpërmjet fuqisë financiare dhe propagandës dhe aktualisht ata janë duke hipur në pushtet”.