Shkencëtarët iranianë: Jemi në kushtet më të mira të pasurimit të uraniumit
Shkencëtarët iranianë pasi theksuan zhvillimin e teknologjisë së re bërthamore dhe të centrifugave të reja ka thënë se objektet bërthamore të Iranit aktualisht ndodhen në kushtet më të mira të prodhimit.
Në deklaratën e lëshuar nga dijetarët iranianë, e cila është lexuar në qendrën e pasurimit të uraniumit në Natanz thuhet: Sot kur kanë kaluar 40 vjet nga fitorja e revolucionit islamik jem dëshmitarë të progreseve të reja shkencore dhe industriale sidomos në sektorin bërthamore. Ndër progreset e arritura në këtë fushë është posedimi i ciklit të plotë të prodhimit dhe pasurimit në nivele të ndryshme mes tyre në gradën 20%. Behruz Kamalvandi zëdhënësi i AEAI ka thënë se prodhimi i uraniumit në nivelin 3.67% në dy vitet e kaluara është dyfishuar dhe shtoi se Irani synon programin paqësor bërthamore që është konfirmuar nga ANEA në 14 raporte të saj.