Ruhani: Irani nuk duhet të përkulet ndaj fuqive arrogante
Populli iranian do t'i rezistojë presioneve, por nuk do të përkulet ndaj fuqive arrogante, tha të martën presidenti i RII z. Hasan Ruhani.
Ai i bëri këto deklarata në një ceremoni të mbajtur në lidhje me inaugurimin e një projekti të ri të menaxhimit të ujit në Azerbajxhanin perëndimor. Armiqtë supozojnë se mund të dëmtojnë fuqinë e Iranit, por në ditët e vështira të sanksioneve, ekonomia e vendit po lulëzon dhe çdo ditë po inaugurohet nga një projekt i ri ekonomik, shtoi Ruhani. Ai vuri në dukje tërheqjen e zyrtarëve amerikanë nga kërcënimi i Iranit për luftë dhe tha se kjo çështje provon qëndrimin e fuqishëm të Iranit në botë. Sanksionet dhe presionet e SHBA kanë bërë që jeta e popullit iranian të jetë e vështirë, por nuk mund ta thyejë rezistencën e tij, shtoi presidenti i RII.