Irani i dërgon letër sekretarit Guterres
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88164-irani_i_dërgon_letër_sekretarit_guterres
Maxhid Takht’revançi, përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe kreut të KS të kësaj organizate ka paralajmëruar mbi përpjekjet e faktorit të huaj për përçarë vendet e rajonit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 22, 2019 11:40 Europe/Tirane
  • Irani i dërgon letër sekretarit Guterres

Maxhid Takht’revançi, përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe kreut të KS të kësaj organizate ka paralajmëruar mbi përpjekjet e faktorit të huaj për përçarë vendet e rajonit.

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB ka paralajmëruar mbi pasojat e përpjekjeve përçarëse të të huajve në rajon. Maxhid Takht’revançi ka thënë se e vetmja metodë për zgjidhjen e problemeve të rajonit të Gjirit Persik është dialogu dhe bashkëbisedimi. Për momenti ekzistojnë shenja se elementë jashtë rajonit me anë të përhapjes së  gënjeshtrave dhe mashtrimeve, informacioneve false dhe duke u mbështetur tek aleatët e tyre në Lindjen e Mesme dhe duke dërguar forca detare në rajon, po mundohen të plotësojnë interesat e tyre të jashtëligjshme. Takht’revançi vuri në dukje se Irani gjithmonë ka refuzuar luftën shtoi: Megjithatë qartazi duhet të them se nëse na imponohet luftë, Irani duke përdorur të drejtën e tij për mbrojtje do të mbrojë kombin dhe interesat e tij me vendosmëri të plotë. Kohët e fundit Ajetollah Khamenei në një prej fjalimeve të tij ka përmendur gjuhën e paturpshme të autoriteteve amerikane lidhur me sanksionet dhe luftën dhe ka thënë: E theksoj se nuk do të bëhet luftë dhe nuk do të ketë negociata. Amerikanët nuk nisin sulmin sepse e dinë shumë mirë se do të pësojnë 100% dëme, pasi Republika Islamike e Iranit ka treguar se çdo agresori i jep goditjen më të rëndë. Në këto kushte i dërguari i Iranit në OKB tha se Teherani nuk është i interesuar për përshkallëzimin e tensioneve në rajon dhe për të hyrë në konflikt me ndonjë shtet tjetër. "Ne nuk jemi të interesuar në përshkallëzimin e tensioneve në rajonin tonë, sepse nëse diçka shkon keq, të gjithë, duke përfshirë SHBA, Iranin dhe të gjitha vendet në rajon, do të humbasin", tha ambasadori i Iranit dhe Përfaqësuesi i Përhershëm në Kombet e Bashkuara Maxhid Takht’revançi. I dërguari i Irani në OKB theksoi se Irani nuk është i interesuar për luftë apo planifikim për luftë dhe lufta nuk është një opsion për Iranin. Ai tha gjithashtu se 'në të njëjtën kohë, ne duhet të jemi të përgatitur për çdo veprim kundër forcave,  integritetit territorial dhe sovranitetit tonë'. "Jemi vigjilentë, po bëjmë çdo gjë të mundshme për të ulur tensionet në rajon, por për fat të keq ka njerëz të caktuar si në Uashington dhe në rajonin tonë që janë të interesuar për të përshkallëzuar tensionin dhe për të ndezur situatën në rajon", tha ambasadori iranian. Ai vuri në dukje se 'unë besoj, që është në interesin e gjithsecilit për të parandaluar një ngjarje të tillë'. Më tutje presidenti i RII z. Hasan Ruhani ka thënë se populli iranian do t'i rezistojë presioneve, por nuk do të përkulet ndaj fuqive arrogante. Ai i bëri këto deklarata në një ceremoni të mbajtur në lidhje me inaugurimin e një projekti të ri të menaxhimit të ujit në Azerbajxhanin perëndimor. Armiqtë supozojnë se mund të dëmtojnë fuqinë e Iranit, por në ditët e vështira të sanksioneve, ekonomia e vendit po lulëzon dhe çdo ditë po inaugurohet nga një projekt i ri ekonomik, shtoi Ruhani. Ai vuri në dukje tërheqjen e zyrtarëve amerikanë nga kërcënimi i Iranit për luftë dhe tha se kjo çështje provon qëndrimin e fuqishëm të Iranit në botë. Sanksionet dhe presionet e SHBA kanë bërë që jeta e popullit iranian të jetë e vështirë, por nuk mund ta thyejë rezistencën e tij, shtoi presidenti i RII.