Ruhani: Veprimet e Amerikës kundër kombit iranian, krim kundër njerëzimit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit veprimet e Amerikë skundër kombit iranian i ka cilësuar krim kundër njerëzimit dhe shtoi se lufta e Amerikës nuk është me qeverinë iraniane por me popullatën 82 milionëshe të Iranit.
Hasan ruheni në takimin e këshillit administrativ të provincës Azerbajxhani perëndimor përmendi sanksionet e jashtëligjshme të Amerikës kundër Iranit dhe ka thënë: Amerika përveç sanksioneve pengon dërgimin e medikamenteve dhe lëndëve ushqimore në Iran. Presidentit i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje se Irani është simboli i islamit, madhështisë, fuqisë dhe pavarësisë dhe ky vend po i bën ballë Amerikës dhe shtoi: Iranianët kurrë nuk dorëzohet përballë imponimit me forcë. Hasan Ruhani shtoi se Irani do të shesë naftën e tij dhe me fuqi do të anashkalojë të gjitha sanksionet amerikane. Presidenti iranian ndër të tjera vuri në dukje se disfata e kombit iranian përballë Shtese së Bardhë është e pamundur. Donald Trump më 8 maj tërhoqi Uashingtonin në formë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore dhe riktheu sanksionet bërthamore kundër Iranit.