Zarif: Sanksionet e Amerikës dëmtojnë rendin botëror
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88214-zarif_sanksionet_e_amerikës_dëmtojnë_rendin_botëror
Sanksionet e Amerikës kanë si objektiv dëmtimin e rendit botëror.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 24, 2019 09:19 Europe/Tirane
  • Zarif: Sanksionet e Amerikës dëmtojnë rendin botëror

Sanksionet e Amerikës kanë si objektiv dëmtimin e rendit botëror.

Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif në një intervistë përpara se ai të nisej për një vizitë në Pakistan. Me këtë rast shefi i diplomacisë iraniane tha se konsultimi me fqinjët për situatën e vështirë aktuale të rajonit është i domosdoshëm dhe shtoi se bota do të përballet me probleme në të ardhmen në rast se sot nuk përballet me sanksionet e Amerikës. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit sa i përket veprimeve të njëanshme të Amerikës dhe imponimit të sanksioneve kundër Iranit dhe Kinës tha: Nëse Bashkësia Ndërkombëtare lejon vazhdimin e të tilla veprimeve, atëherë sistemi i ndërlidhjes botërore do të bie në duart e atyre personave që nuk respektojnë asnjë normë apo dispozitë ndërkombëtare. Për këtë arsye fqinjët e Iranit dhe vendet e tjera e kanë të nevojshme të përballen me sanksionet e Amerikës për të ruajtur sigurinë botërore dhe interesat e tyre. Muhamed Xhavad Zarif dje ka shkuar në Islamabad për tu takuar me funksionarët e lartë të Pakistanit me të cilët do të diskutojë për marrëdhëniet dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare.