Porti Çabahar, kryqëzimi i transitit në Azi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88217-porti_Çabahar_kryqëzimi_i_transitit_në_azi
Porti Çabahar është kryqëzim i transitit të mallrave duke lidhur vende si Pakistani, Afganistani, Kina dhe India të cilët mund të luajnë rol të rëndësishëm në zgjerimin e këtij porti.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 24, 2019 09:20 Europe/Tirane
  • Porti Çabahar, kryqëzimi i transitit në Azi

Porti Çabahar është kryqëzim i transitit të mallrave duke lidhur vende si Pakistani, Afganistani, Kina dhe India të cilët mund të luajnë rol të rëndësishëm në zgjerimin e këtij porti.

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit thotë se Porti  Çabahar në Iranin juglindor do të kthehet në portin më të madh të vendit në të ardhmen. Gjatë turneut të tij në provincën Sistan- Baluçistan në Iranin juglindor, Muhamed Xhavad Zarif duke folur para popullit në qytetin Zabol, tha: "Porti i Çabaharit si porti i vetëm oqeanik i Iranit duhet të lidhë krahinën Sistan-Baluçistan me Azinë Qendrore dhe Afganistanin. Ne jemi të lumtur që dërgesa e parë e grurit për Afganistanin është dërguar tek populli i këtij vendi nëpërmjet portit Çabahar.” Ministri Zarif tha se faza e parë e Portit Shahid Beheshti në Çabahar do të inaugurohet së shpejti,  çka konsiderohet si një zhvillim i ri për provincën Sistan- Baluçistan. Kapaciteti i portit Shahid Beheshti është 8.5 milion ton dhe ky kapacitet do të vazhdojë të rritet në fazat e ardhshme, tha presidenti i RII. Duke iu referuar diversitetit etnik dhe fetar në provincë, shefi i diplomacisë iraniane tha se në fakt të gjitha sektet i kanë rrënjët e tyre në Islam dhe Kur'an dhe të gjitha etnitë iraniane i kanë rrënjët e tyre në origjinën iraniane. "Ne të gjithë jemi krenarë që jemi iranianë dhe myslimanë", deklaroi Presidenti i Republikës Islamike të Iranit. Porti Çabahar lidh vendet e rajonit të tilla si India, Afganistani dhe Azia qendrore dhe konsiderohet si manifestim i bashkëpunimit Teheran-Nju Delhi. Nju Delhi është i vendosur për të zgjeruar të gjitha bashkëpunimet me Teheranin. Marrëveshja trepalëshe për transitin tregtar në portin Çabahar të provincës Sistan Baluçistan në juglindje të Iranit, është nënshkruar më datë 23 maj në prani të presidentëve të RII Hasan Ruhani, të Afganistanit Muhamed Ashrafgani dhe kryeministrit të Indisë Narendra Modi. Kjo marrëveshje konsiston në zgjerimin e shfrytëzimit të portit Çabahar dhe India nëpërmjet Afganistanit do të lidhet me Azinë qendrore ndërsa me Iranin nëpërmjet detit. Për Iranin nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje trepalëshe ka krijuar kushte të mira pasi në kushtet e rikthimit të Iranit në ekonominë e botës Teherani ka nënshkruar kontrata tregtare me vende si Franca, Italia Kina dhe Koreja e jugut. Marrëveshja trepalëshe mes Iranit, Indisë dhe Afganistanit do të ngrejë larg marrëdhëniet ekonomike dhe strategjike të Indisë në arenën ndërkombëtare dhe këtij vendi do t'i krijojë kushtet për transit nëpërmjet Afganistanit për në Azinë qendrore. Kjo marrëveshje do të ketë ndikim të madh në zhvillimin jo vetëm të Indisë por edhe të rajonit pasi shfrytëzimi i portit Çabahar do të shtojë bashkëpunimin tregtar të Indisë jo vetëm me Iranin dhe Afganistanin por edhe me Azinë qendrore dhe Rusinë. Dërgimi i mallrave indiane nga India për në Iran dhe Afganistan dhe pastaj në Rusi, është një prej pikave të rëndësishme të marrëveshjes trepalëshe. Me anë të kësaj marrëveshjeje, India do të ketë qasje të gjerë edhe në tregun e Afganistanit. Pas marrëveshjes bërthamore nisi zbatimi i projektit për zgjerimin e portit Çabahar dhe për këtë nga Gjermania janë blerë pajisje me vlerë 20 milion dollarë. Porti Çabahar është një port me kapacitet që u përgjigjet anijeve të transportit oqeanik dhe shumë shpejt ai do të kthehet në një prej porteve më të rëndësishme të mallrave në Iran.