Ruhani: Irani me patjetër do të jetë fitimtar i përballjes me Amerikën
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një takim me qarqet mediatike foli mbi presionet ekonomike dhe politike të Amerikës kundër Iranit dhe tha se kombi iranian nuk dorëzohet kurrë përballë këtyre presioneve.
Presidenti Hasan Ruhani tha se Amerika nuk mund të gjunjëzojë dot Iranin shtoi se Republikës Islamike të Iranit me padyshim do të jetë fituese në përballe me Uashingtonin. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu përmendi daljen e jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe tha se sot gjitha vendet e botës dhe organizatat ndërkombëtare e dënojnë Amerikën për shkak të daljes nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe programi i përbashkët i veprimit është një akord i arritur mes të gjitha palëve. Marrëveshja bërthamore e Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet që prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje e ka shkelur dhe sabotuar disa herë atë. Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.