Larixhani: “Pazarllëku i Shekullit” është një plan tradhtar dhe poshtërues
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88271-larixhani_pazarllëku_i_shekullit_është_një_plan_tradhtar_dhe_poshtërues
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se plani amerikano-sionist i ashtuquajtur “Akordi i Shekullit” është një plan tradhtar dhe poshtërues.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 26, 2019 17:37 Europe/Tirane
  • Larixhani: “Pazarllëku i Shekullit” është një plan tradhtar dhe poshtërues

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se plani amerikano-sionist i ashtuquajtur “Akordi i Shekullit” është një plan tradhtar dhe poshtërues.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Larixhani sot në seancën plenare të Parlamentit Islamik të Iranit vuri në dukje Ditën Botërore të Kodsit dhe tha: “Në rrethanat aktuale po bëhen disa lëvizje djallëzore nga ana e arrogancës botërore kundër Palestinës dhe duhet të jemi vigjilent në lidhje me këto lëvizje”.

Larixhani shtoi: “Organizimi i samitit anti-palestinez në Bahrejn është një pikë e turpshme për të gjithë ato vende të cilat marrin pjesë në këtë samit tradhtar”.

Samiti i Bahrejnit që konsiderohet të jetë faza e parë për zbatimin e planit “Pazarllëku i Shekullit”, pritet të zhvillohet më 25 dhe 26 qershor në Bahrejn.

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit theksoi: “Në Ditën Botërore të Kodsit, liridashësit e botës do t’i japin përgjigje të prerë krimeve të arrogancës botërore kundër Palestinës”

Vlen të theksohet se e premtja e fundit e muajit të bekuar të Ramazanit me iniciativë të Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, është shpallur Ditë Botërore e Kodsit dhe mbështetjes ndaj Palestinës. Dita Botërore e Kodsit këtë vit manifestohet të premten më 31 maj 2019 që përkon më 26 Ramazan të vitit 1440 hixhri kameri.