Vazhdon prania e kompanive gjermane në Iran pavarësisht presioneve të Amerikës
Statistikat e Dhomës Tregtare dhe Industriale të Gjermanisë tregojnë se kompanitë gjermane vazhdojnë praninë e tyre në tregun e Iranit.
Folker Traier, kryetari i sektorit ndërkombëtar në Dhomën Tregtare dhe Industriale të Gjermanisë në një intervistë me agjencinë e lajmeve Deutsche Presse-Agentur, ka deklaruar: “Sanksionet e Amerikës po ushtrojnë ndikim mbi transaksionet financiare të kompanive të huaja me Iranin, mirëpo 60 kompani gjermane po vazhdojnë praninë e tyre në tregun e Iranit”.
Ai shtoi: “Sipas statistikave, sasia e eksporteve të Gjermanisë në drejtim të Iranit gjatë muajve janar deri në mars të vitit 2019, kanë kapur shifrën 339 milionë euro”.
Sipas Dhomës Tregtare të Gjermanisë, makineria, pjesë mekanike, vegla dhe mjete laboratorike dhe elektronike dhe produkte industriale; konsiderohen produktet më të rëndësishme që përbëjnë eksportin e Gjermanisë në drejtim të Iranit.
Sipas ekspertëve, vazhdimi i pranisë së kompanive gjermane në tregun e Iranit pavarësisht sanksioneve të Amerikës, tregon dështimin e politikës së Uashingtonit në ndërprerjen e bashkëpunimit të kompanive të huaja me Iranin.