Irani: Nënshkrimi i paktit të jo-agresionit nxit ndërtimin e besimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88324-irani_nënshkrimi_i_paktit_të_jo_agresionit_nxit_ndërtimin_e_besimit
Zëvendësministri i Jashtëm Abas Erakçi tha të martën se nënshkrimi i paktit të jo-agresionit do të ndihmojë në nxitjen e ndërtimit të besimit midis vendeve në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 28, 2019 15:57 Europe/Tirane
  • Irani: Nënshkrimi i paktit të jo-agresionit nxit ndërtimin e besimit

Zëvendësministri i Jashtëm Abas Erakçi tha të martën se nënshkrimi i paktit të jo-agresionit do të ndihmojë në nxitjen e ndërtimit të besimit midis vendeve në rajon.

Erakçi i bëri këto deklarata në pjesën e fundit të turneut të tij rajonal në Katar në një takim me zëvendëskryeministrin e Katarit dhe ministrin e jashtëm Mohamed bin Abdulrahman Al Thani të martën. Ngritja e një "Asambleje për Dialog" midis shteteve bregdetare të Gjirit Persik dhe nënshkrimi i paktit të jo-agresionit, mund të nxisë ndërtimin e besimit për të përjetuar ndërveprime konstruktive me vendet fqinje, tha Erakçi. Duke ju referuar presioneve ekonomike në rritje të ushtruara nga SHBA, ai tha se restaurimi i sigurisë së plotë në rajon duhet të plotësohet në përputhje me sigurinë kombëtare dhe ekonomike të të gjitha vendeve. Republika Islamike e Iranit ka luajtur gjithmonë rolin e saj të rëndësishëm në përmbushjen e sigurisë së rajonit, por regjimi i SHBA, ai sionist dhe pasuesit e tyre duhet të pranojnë përgjegjësinë e tyre në trajtimin e pasojave të tensioneve të krijuara, tha Erakçi. Irani nuk preferon negociatat me SHBA, por thekson se duhet t'u jepet prioritet hyrjes në dialog me vendet e rajonit, tha ai. Në takim, ministri i jashtëm i Katarit, nga ana e tij, mirëpriti shkëmbimin e vizitave midis zyrtarëve të lartë të të dyja palëve dhe shprehu shqetësim rreth situatës së komplikuar në rajon dhe bëri thirrje për bisedime të vazhdueshme midis dy vendeve.