Zarif: Kodsi nuk është në shitje
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi theksoi se Kodsi nuk është në shitje rikujtoi se Kodsi është kibla e parë e myslimanëve, qendra e dëshirave dhe e veprimeve të të gjithë myslimanëve.
Ditën e mërkurë në një inftar për nder të ambasadorëve të vendeve islamike, Muhamed Xhavad Zarif shtoi se kushtet aktuale në botën islame janë të dhimbshme dhe asnjë dhimbje dhe rrezik nuk është më i lartë sesa ajo që plani Akordi i Shekullit të mbështetet nga disa vende të rajonit. plani Akordi i Shekulli është një plan i ri i parashtruar nga qeveria amerikane dhe që ka për qëllim të eliminojë të drejtat e popullit palestinez. Ky plan është hartuar dhe projektuar në bashkëpunim me disa vende arabe si Arabia Saudite. Në bazë të këtij plani Kodsi i shenjtë i jepet regjimit sionist, të shpërngulurit palestinezë në vendet e tjera nuk kanë të drejtë të kthehen në atdheun e tyre dhe palestinezët do të kenë sovranitetin vetëm mbi një pjesë të rajonit BPLJ dhe të rripit të Gazës. Në kuadër të planit Akordi i Shekullit, Donald Trump më 6 dhjetor 2017 qytetin e pushtuar Kods e shpallu kryeqytet të regjimit sionist dhe mori vendim për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kodsi. Qyteti Kods është pushtuar nga regjimi sionist në vitin 1967.