Theksohet pjesëmarrje e gjerë në marshin e Ditës Botërore të Kodsit
Kryetari i Kuvendit të Ekspertëve të Lidershipit ka theksuar pjesëmarrjen e gjerë në marshin protestues në Ditën Botërore të Kodsit për t’u përballur me armiqësitë për çdo ditë e më të mëdha të Amerikës dhe regjimit sionist.
Ajetullah Ahmed Xheneti, kryetari i Kuvendit të Ekspertëve të Lidershipit të Iranit ditën e enjte, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, deklaroi se caktimi i Ditës Botërore të Kodsit është një prej iniciativave më të rëndësishme të Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit dhe shtoi: “Dita Botërore e Kodsit është një ditë e cila do të rezultojë me zhdukjen e regjimit sionist”.
Kryetari i Kuvendit të Ekspertëve të Lidershipit të Iranit tha se Dita Botërore e Kodsit i përket të gjithë popujve të shtypur dhe të privuar të botës dhe duke theksuar mbështetjen ndaj popujve të shtypur tha: “Dita Botërore e Kodsit është dita e mbrojtjes ndaj të shtypurve dhe armiqësisë kundër dhunës dhe padrejtësisë dhe me shtimin e armiqësisë së Amerikës ndaj myslimanëve, duhet shtohet rezistenca dhe qëndrueshmëria kundër politikës arrogante të këtij vendi”.
Vlen të theksohet se Dita Botërore e Kodsit do të manifestohet me marshin protestues nesër, të premten më 31 maj 2019 në Iran dhe në shumë vende të botës.