Irani thekson se çështja e Palestinës është boshti në botën islame
Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Dita Botërore e Kodsit është simbol që tregon shtypjen dhe padrejtësinë e popullit palestinez nën bllokadë të hekurt dhe i shpërngulur me dhunë nga shtëpitë e tyre përgjatë 70 viteve të dhunës, agresionit dhe krimeve të regjimit uzurpues sionist.
Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ditën e enjte me lëshimin e një deklarate, ka theksuar: “Regjimi sionist përgjatë historisë së zezë të ekzistencës së tij, ka kryer lloje të ndryshme të vrasjeve masive, gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit në territoret e pushtuara të Palestinë që deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat tjetër, përveç shpërnguljes me dhunë, burgosjes dhe torturimit çnjerëzor të mijëra njerëzve të pafajshëm dhe lënien jetim të mijëra fëmijëve në Palestinë dhe prishjen e sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin”.
Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit në këtë deklaratë duke theksuar ruajtjen e unitetit mes popujve dhe shteteve islame përball regjimit sionist, shtoi: “Myslimanët duhet të tregojnë rezistencë përball komploteve të regjimit sionist dhe mbështetësve të tij që bëjnë për krijimin e përçarjeve mes Umetit Islam dhe që mundohen ta vendosin në harresë çështjen e Palestinës si çështja parësore e botës islame dhe të pengojnë zbatimin e planit amerikan të ashtuquajtur “akordi i shekullit” dhe organizimin e konferencës së mashtrimit dhe intrigave në Bahrejn”.
Kjo deklaratë thekson se çështja e Palestinës është bosht në botën islame dhe është e domosdoshme përballja me politikat pushtuese të regjimit sionist ndërsa shton: “Vendosja e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon nuk mund të arrihet ndryshe, përveçse me realizimin e të drejtave të popullit të shtypur të Palestinës nëpërmjet kthimit të refugjatëve palestinezë në vendbanimet e tyre dhe organizimin e referendumit në territoret e pushtuara të Palestinës me pjesëmarrjen e të gjithë banorëve autokton të këtij vendi”.
Vlen të theksohet se Dita Botërore e Kodsit do të manifestohet me marshin protestues nesër, të premten më 31 maj 2019 në Iran dhe në shumë vende të botës.