Velajeti: Rezistenca i vetmi opsion për zgjidhjen e çështjes palestineze
Këshilltari i liderit suprem të revolucionit islamik për çështjet ndërkombëtare ka thënë se rezistenca është i vetmi opsion për zgjidhjen e krizës në Palestinë.
Ali Akbar Velajeti këshilltari i liderit suprem të revolucionit islamik për çështjet ndërkombëtare theksoi se rezistenca është shtyllë e luftës së popullit të Palestinës dhe administrimi i rezistencës dhe taktikat e saj duke përfshirë edhe përballjen me armikun sionist edhe qetësimin e situatës, ka nevojë për marrëveshje dhe konsensuse kombëtar. Qendra informative e Palestinës njoftoi se Ali Akbar Velajati ka deklaruar se me sakrificën e forcave të Rezistencës, Gaza ka një pozitë të veçantë dhe pavarësisht pabarazisë së forcës, Rezistenca është shndërruar në një rival serioz për armikun sionist. Këshilltari i liderit suprem të revolucionit islamik për çështjet ndërkombëtare, tha: "Pa rezistencë dhe pa shfrytëzuar të gjitha kartat e forcës, nuk është e mundur të çlirohet Kodsi i shenjtë dhe as të rimerren të drejtat e palestinezëve, për arsye se Palestina është nën pushtim dhe rezistenca është një opsion strategjik dhe pa atë nuk mund të çlirohet Palestina dhe as vendet e shenjta të saj".