Irani u përgjigjet akuzave të ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite
Kreu i delegacionit iranian në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare në OBI( Organizatën e Bashkëpunimit Islamik) ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga ministri i jashtëm i Arabisë Saudite.
Reza Naxhafi, drejtori i departamentit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, njëkohësisht kreu i delegacionit iranian në takimin e ministrave të jashtëm të OBI, duke reaguar ndaj akuzave të ngritura nga Ibrahim Assaf ministër i jashtëm i Arabisë Saudite, për gjoja ndërhyrjet e Iranit në punët e brendshme të vendeve të tjera ka thënë: Irani i hedh poshtë akuzat e ngritura nga ministri i jashtëm saudit. Irani si një vend themelues i OBI shpreson që takimi i Xhedas që organizohet në muajin e bekuar të Ramazanit, të forcojë akoma më shumë unitetin e ummetit islam dhe të përqendrohet në çështje themelore dhe parësore të botës islame d.m.th. tek çështja e Palestinës. Në takimin e ditës së enjte të OBI që organizohet në Xheda të Arabisë Saudite, Irani ka shprehur qëndrimin e tij në solidaritet të Palestinës dhe është shprehur qartazi kundërshtimi me dokumentin që mund të komentohej si njohje e regjimit sionist.