Zarif: Kodsi është i myslimanëve dhe i popullit të Palestinës
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Kodsi i shenjtë nuk është pronë e Amerikës që ajo t’ia falë atë Izraelit dhe as regjimi sionist nuk mund të pretendojë pronësinë e Kodsit. Kodsi i shenjtë është i myslimanëve dhe popullit të Palestinë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në marshin protestues të Ditës Botërore të Kodsit, deklaroi: “Mesazhi i sotshëm është ky që Kodsi nuk është në shitje dhe askush nuk ka të drejtë t’i falë Kiblen e parë të myslimanëve dikujt tjetër ose të bëjë çfarëdo veprimi tjetër që shkel idealet e popullit të Palestinës”.
Zarif tha: “Është për të ardhur shumë keq që një numër i vogël i sundues arabë për të ruajtur regjimin e vet dhe për të çuar përpara qëllimet e tyre, kanë këtë iluzion se nëse do të vendosen përkrah Benjamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, mund t’i realizojnë dëshirat e tyre, ndërkohë që vet Netanjahu me “Kupolën e Hekurt” nuk ka arritur ta mbrojë as regjimin sionist, tani si do të mbështesë këto vende?!”
Ministri i jashtëm i Iranit tha: “Më mirë është që në samitin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik në vend të përsëritjes së iluzioneve dhe pretendimeve të kota ndaj Iranit, atë të bëjnë ata të bëjnë atë për të cilën është krijuar kjo organizatë që është mbështetja ndaj Kodsit dhe popullit të shtypur të Palestinës”.