Marrëdhëniet tregtare mes Iranit dhe Turqisë me sistem të ri monetar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88428-marrëdhëniet_tregtare_mes_iranit_dhe_turqisë_me_sistem_të_ri_monetar
Ambasadori i Iranit në Turqi njoftoi se shkëmbimet tregtare mes Iranit dhe Turqisë do të realizohen nëpërmjet një sistemi të rim monetar. Muhamed Farzamand shtoi se krijimi i sistemit të ri të përbashkët monetar mes dy vendeve do të lehtësojë tregtinë sidomos në kushtet e sanksioneve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 02, 2019 05:36 Europe/Tirane
  • Marrëdhëniet tregtare mes Iranit dhe Turqisë me sistem të ri monetar

Ambasadori i Iranit në Turqi njoftoi se shkëmbimet tregtare mes Iranit dhe Turqisë do të realizohen nëpërmjet një sistemi të rim monetar. Muhamed Farzamand shtoi se krijimi i sistemit të ri të përbashkët monetar mes dy vendeve do të lehtësojë tregtinë sidomos në kushtet e sanksioneve.

Raporti i 2019 për Turqinë i përgatitur nga Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) thekson se Turqia ka shënuar progres shumë të mirë në sigurinë e furnizimit të energjisë, ku një pjesë e mirë e kësaj energjie plotësohet nga gazi iranian. Në raportin e publikuar në kuadër të Pakos së Zgjerimit 2019 të Komisionit aktual të BE-së, mandati i të cilit do të përfundojë në tetor të këtij viti, është bërë e ditur se në Turqi në fushat e sigurisë së furnizimit me energjinë, energji të rinovueshme dhe efikasitetit të energjisë është shënuar progres i mirë. Turqia ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit është "pjesërisht e përgatitur", thotë raporti, ku janë vlerësuar zhvillimet rreth rritjes në sigurinë e furnizimit me energji.