Ruhani: Irani kurrë nuk dorëzohet përballë fuqive arrogante dhe lakmitare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88430-ruhani_irani_kurrë_nuk_dorëzohet_përballë_fuqive_arrogante_dhe_lakmitare
Presidenti iranian Hasan Ruhani ka përshëndetur këmbënguljen e kombit iranian në betejën e tij të ashpër kundër Shteteve të Bashkuara gjatë vitit të kaluar, duke thënë se qëndrimi kundër presionit të Uashingtonit bëri që ai të tërhiqet nga pozicioni i mëparshëm i përpjekjes për të rrëzuar qeverinë iraniane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 02, 2019 05:38 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani kurrë nuk dorëzohet përballë fuqive arrogante dhe lakmitare

Presidenti iranian Hasan Ruhani ka përshëndetur këmbënguljen e kombit iranian në betejën e tij të ashpër kundër Shteteve të Bashkuara gjatë vitit të kaluar, duke thënë se qëndrimi kundër presionit të Uashingtonit bëri që ai të tërhiqet nga pozicioni i mëparshëm i përpjekjes për të rrëzuar qeverinë iraniane.

"Për muaj e ditë, kombi iranian duke u mbështetur në qëndrueshmërinë e vet kaloi disa kohë të vështira në përpjekjet kundër armiqve gjë e cila i detyroi armiqtë të tërhiqen hap pas hapi", tha Ruhani në një fjalim me një grup atletësh iranianë në Teheran. Komentet erdhën disa ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump tha në Japoni se administrata e tij nuk po kërkonte një "ndryshim regjimi" në Iran. Kjo ndodhi pavarësisht nga pohimet e mëparshme nga Trump se synimi i tij kryesor për të imponuar një sërë sanksionesh të paligjshme ndaj Iranit ishte të detyronte vendin të përkulet ndaj presioneve amerikane. Administrata e Trump u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare për aktivitetin bërthamor të Iranit vitin e kaluar, duke imponuar sanksionet mbi Iranin që më herët u hoqën si pjesë e marrëveshjes. Ruhani tha se Irani me siguri do të fitojë betejën aktuale kundër Shteteve të Bashkuara duke u mbështetur në "unitetin dhe solidaritetin" e popullit. "Nëse ne rezistojmë me shpresë në luftën me SHBA, ne do të fitojmë," tha ai, duke shtuar se Uashingtoni, dikur kishte kërkuar të "shkatërrojë" Republikën Islamike, ndërsa tani po thotë se nuk dëshiron të bëjë asgjë për ta dëmtuar atë. "Ne mbështesim logjikën dhe negocimin në qoftë se (pala tjetër) ulet në tryezën e negociatave dhe plotësisht respekton dhe ndjek rregullat ndërkombëtare, jo nëse lëshon një dekret për të negociuar," tha ai, duke shtuar, se "Në atë rast të kundër nuk do të ketë negociata".