Irani dhe Koreja Jugore theksojnë zgjidhjen e problemeve bankare bilaterale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88463-irani_dhe_koreja_jugore_theksojnë_zgjidhjen_e_problemeve_bankare_bilaterale
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës Islamike të Iranit dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Koresë Jugore kanë theksuar zgjidhjen e problemeve bankare mes të dy vendeve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 03, 2019 14:25 Europe/Tirane
  • Irani dhe Koreja Jugore theksojnë zgjidhjen e problemeve bankare bilaterale

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës Islamike të Iranit dhe guvernatori i Bankës Qendrore të Koresë Jugore kanë theksuar zgjidhjen e problemeve bankare mes të dy vendeve.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Abdunaser Hemati, guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, ditën e hënë në takim me Lee Ju-yeol, guvernatorin e Bankës Qendrore të Koresë Jugore që u zhvillua në Seul, ka paraqitur problemet bankare të të dy vendeve dhe ka kërkuar marrjen e masave konkrete nga autoritetet jugkoreane në zgjidhjen sa më shpejtë të problemeve në këtë drejtim.

Hemati gjithashtu vuri në dukje marrëdhëniet e vjetra politike, ekonomike dhe kulturore të Iranit dhe Koresë Jugore dhe kritikoi reduktimin e sasisë së shkëmbimeve ekonomike mes të dy vendeve gjatë vitit 2018 si pasojë e sanksioneve të Amerikës.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit shtoi: “Vetëpërmbajtja jashtë mase e palës jugkoreane në çështjet bankare mund të ushtrojë ndikim negativ mbi marrëdhëniet Teheran-Seul”.

Lee Ju-yeol, guvernatorin e Bankës Qendrore të Koresë Jugore, në këtë takim duke shprehur keqardhje nga mënyra e punës së bankave jugkoreane që kryesisht është për shkak të shqetësimeve të tyre nga sanksionet ndëshkuese të Amerikës, deklaroi”: Do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të ndjekur dhe zgjidhur këtë çështje”.