Musavi: Lufta tregtare e Amerikës me Kinës, një lloj terrorizmi ekonomik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88464-musavi_lufta_tregtare_e_amerikës_me_kinës_një_lloj_terrorizmi_ekonomik
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar luftën tregtare të Amerikës me Kinën dhe këtë veprim të Uashingtonit kundër Pekinit e ka quajtur një lloj terrorizmi ekonomik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 03, 2019 10:10 Europe/Tirane
  • Musavi: Lufta tregtare e Amerikës me Kinës, një lloj terrorizmi ekonomik

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar luftën tregtare të Amerikës me Kinën dhe këtë veprim të Uashingtonit kundër Pekinit e ka quajtur një lloj terrorizmi ekonomik.

Sejed Abas Musavi ditën e hënë në konferencën për shtyp, deklaroi: “Lufta tregtare e Amerikës dhe Kinës gjatë muajve të kaluar ka qenë një prej sfidave ndërkombëtare dhe zakonisht ka dimensionet dhe pasojat e veta të cilat mund të ushtrojnë ndikim edhe më gjerë se sa niveli i marrëdhënieve bilaterale me këtyre dy vendeve”.

Musavi shtoi: “Statistikat dhe analizat tregojnë se lufta tregtare e Amerikës me Kinën në dy vitet e ardhshme mund të rezultojë me uljen e prodhimit të brendshëm deri në 600 miliardë dollarë në të gjithë botën dhe ky veprim do të bëhet shkak për zgjerimin e varfërisë dhe uljen e nivelit të mirëqenies dhe standardeve të jetës në nivel botëror”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje qasjen e politikës amerikane që krijon vetëm tensione dhe kriza me daljen nga marrëveshjet dhe traktatet ndërkombëtare dhe shtoi: “Përpjekja e Amerikës për të ruajtur pozitën e kaluar nëpërmjet imponimit të shpenzimeve jashtë normave për të tjerët, është e gjykuar të dështojë”.

Musavi theksoi: “Duhet të ndodhë një rishikim serioz i qasjes politike të qeverisë së Amerikës në lidhje me zhvillimet ndërkombëtare”.