Zarif: Terrorizmi amerikan ka si objektiv popullin iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88483-zarif_terrorizmi_amerikan_ka_si_objektiv_popullin_iranian
Amerika me sanksionet e saj të vendosura kundër Teheranit, ka si objektiv të godasë direkt popullin iranian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 04, 2019 04:55 Europe/Tirane
  • Zarif: Terrorizmi amerikan ka si objektiv popullin iranian

Amerika me sanksionet e saj të vendosura kundër Teheranit, ka si objektiv të godasë direkt popullin iranian.

Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje se Amerika me luftën e saj ekonomike kundër popullit iranian pengon futjen e ushqimeve, medikamenteve dhe pajisjeve të avionëve civilë. Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se lufta ekonomike e Uashingtonit kundër Teheranit është tregues i politikës imponuese dhe të forcës dhe shtoi se kjo politikë në asnjë mënyrë nuk jep rezultat rreth Iranit. Shefi i diplomacisë iraniane ndër të tjera shtoi se Irani kërkon paqe dhe ka respektuar normat dhe dispozitat ndërkombëtare mirëpo qëndrimi rreth Amerikës e cila ka imponuar luftë ekonomike mund të jetë i ndryshëm. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje se Irani është aq i fuqishëm saqë mund të përballet me çdo lloj kërcënimi. Shefi i diplomacisë iraniane ndër të tjera përmendi uljen e zotimeve të Iranit pas moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane në marrëveshjen bërthamore dhe tha: Irani i ka dhënë Evropës 1 vit afat kohë që ajo të zbatoje zotimet e saj mirëpo Evropa nuk arriti të shfrytëzojë këtë mundësi. Irani sipas marrëveshjes bërthamore mund të ndërmarrë masa në përgjigje të shkeljes së zotimeve nga pala tjetër. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit sa i përket të ashtuquajturit Akordi i Shekullit tha se ky plan me padyshim nëpërmjet rezistencës së popullit palestinez do të kthehet në dështimin e shekullit.