Zarif: Cikli i shtijes së armëve për koalicionin saudit duhet të ndërpritet
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi në Twitter nga qeveritë perëndimore ka kërkuar të ndërpresin ciklin djallëzor të shitjes së armëve për koalicionin saudit që vret njerëzit e pafajshëm në Jemen.
Muhamed Xhavad Zarif nga popujt dhe ligjvënësit perëndimorë ka kërkuar t’i japin fund katastrofës njerëzor të krijuar nga sulmet e koalicionit saudit kundër Jemenit dhe nga qeveritë e tyre kërkoi t’i japin fund shitjes së armëve për këtë koalicion. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu përmendi përpjekjet e Iranit për zgjidhjen politike të krizës në Jemen dhe tha: këto përpjekje deri tani janë refuzuar disa herë nga perëndimi. Organizatat ndërkombëtare dhe organet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut deri më sot i kanë kërkuar disa herë Amerikës, Gjermanisë, Britanisë, Francës dhe vendeve të tjera mbështetëse të koalicionit saudit që të ndërpresin procesin e shitjes së armëve për këtë koalicion. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm.