Ministri i jashtëm i Japonisë viziton Iranin
(last modified Fri, 07 Jun 2019 13:16:58 GMT )
Qershor 07, 2019 15:16 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Japonisë viziton Iranin

Mediat japoneze kanë njoftuar se Taro Kono, ministri i punëve të jashtme të Japonisë, pritet të zhvillojë një vizitë në Iran për të përgatitur rrethanat për vizitën e kryeministrit të Japonisë në Republikën Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar mediat japoneze, ka shkruar se kjo vizitë pritet të zhvillohet gjatë këtij muaji dhe sipas të gjitha gjasave, ministri i jashtëm i Japonisë para kryeministrit Shinzu Abe do të arrijë në Iran dhe përveç takimit me homologun e tij iranian Muhamed Xhavad Zarif, të shqyrtojë edhe programin e vizitës së Shinzu Abe në Teheran.

Qeveria e Japonisë ditën e kaluar në mënyrë zyrtare ka deklaruar se Shinzu Abe, kryeministri i Japonisë, më 12 qershor do të zhvillojë një vizitë në Teheran për t’u takuar dhe biseduar me autoritetet e Republikës Islamike të Iranit.

Një zëdhënës i qeverisë së Japonisë ka thënë se shtimi i tensioneve është tepër shqetësuese për Japoninë dhe në këto rrethana duhet të bëjmë diçka për uljen e tensioneve.

Mediat e Japonisë kanë raportuar se një prej programeve të Shinzu Abe është takimi me liderin suprem të Revolucionit Islamik dhe me presidentin e Republikës Islamike të Iranit dhe të dy palët do të bisedojnë në lidhje me çështjet e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

Tags