Sportisti iranian fiton çmim në kampionatin e tekuandosë në Itali
Qershor 08, 2019 04:45 Europe/Tirane
Sportisti iranian i sportit tekuando të peshës 68 kg, pasi ka mundur mbajtësin e titullit të kampionit botëror dhe të lojëra olimpike, ka marrë medalje ari në kampionatin e zhvilluar në Itali.
Mir’hashem Huseini në kampionatin Grand Prix në Itali pasi mundi rivalët e tij nga Amerika, Brazili, Kroacia, Kina dhe Koreja e jugut mori medalje ari dhe u rendit i pari. Sexhad Mardani tjetër sportist iranian i peshës 80 kg në këtë kampionat ka marrë medalje bronzi. Faza e para e kampionatit Grand Prix në Itali për vitin 2019 ka nisur punimet ditën e premte me pjesëmarrjen e 255 sportistëve të tekuandosë nga 53 vende të botës në qytetin Romë të Italisë.
Tags