Misioni i nxënësve elitë iranian për t'u përballur me sanksionet e Amerikës
Seminari dyditor me titull "Misioni Imë" që u zhvillua me qëllim të shpjegimit të misionit dhe detyrave të nxënësve në periudhën e sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër Iranit në shkollën "Alame Heli 3" të Teheranit, përfundoi punimet sot (të dielën) me fjalimin e Muhamed Xhavad Zarif, ministrit të punëve të jashtme të Iranit.
Projekti i seminarit "Misioni Imë" u zhvillua me pjesëmarrjen e 76 nxënësve të klasës së tetë të shkollës "Alame Heli 3" të Teheranit në bazë të një iniciative vullnetare të nxënësve. Ky seminar u zhvillua në 9 grupe punuese të pavarura në të cilat u trajtua çështja e sanksioneve dhe daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore.
Në secilin grup të veçantë që përbëhej nga 8-10 nxënës, nxënësit kanë diskutuar rreth pesë temave kryesore politike, ekonomike, ushtarake, të sigurisë dhe shkencore e politike dhe në fund rezultatet e hulumtimeve të nxënësve gjatë këtij seminari i janë dorëzuar ministrit të punëve të jashtme të Iranit.
Muhamed Xhavad Zarif gjatë takimit miqësor me nxënësit dhe kuadrin e arsimtarëve dhe drejtuesve të shkollës "Alame Heli 3" të Teheranit, përveçse ka vizituar të gjitha grupet punuese të nxënësve gjatë këtij seminari, ka mirëpritur iniciativën e nxënësve me titull "Misioni Imë" dhe gjatë një fjalimit të shkurtë duke iu drejtuar nxënësve, deklaroi: "Ju shënuat një prej ditëve më të mira të jetës time. Atë çfarë e pash këtu, ishte shpresëdhënës, një punë që jep energji dhe forcë. Kjo tregon se ndërtuesit e të ardhmes së vendit kanë liri të mendimit, kanë vizion për të ardhmen, kanë vetëbesim dhe kanë brenga dhe janë të vetëdijshëm në lidhje me çështjet kombëtare, shtetërore dhe shoqërore".
Zarif theksoi: "Atë çfarë pash sot është një fakt që hedh poshtë të gjitha pretendimet se gjeneratat e reja të vendit nuk tregojnë vëmendje ndaj çështjeve të vendit. Ajo që është shpresëdhënëse është kjo që një nxënës elitë nuk e konsideron veten të ndarë nga shoqëria, ai i shikon brengat dhe preokupimet e qytetarëve, sidomos të shtresave të dobëta të shoqërisë. Ne të gjithë jemi pjesë të shoqërisë dhe i kemi borxh të madh shoqërisë".
Zarif shtoi: "Sot isha dëshmitar i këtij perceptimi dhe të kuptuarit të nxënësve që duhet të mbështetemi në veten tonë dhe të hartojmë plane për veten tonë dhe të mos jemi të varur për projektimet dhe planet e të tjerëve. Në këtë rrugë mund të kemi edhe gabime, mirëpo kurrë nuk duhet të detyrohemi të zbatojmë projektet dhe planet e të tjerëve. Ju si nxënës në pozitën e një analisti, duhet të keni mendim të lirë në mënyrë që të shikoni të gjitha rrugëzgjidhjet dhe alternativat e mundshme".
Muhamed Xhavad Zarif në fund tha: "Amerika për shkak të rezistencës së popullit të Iranit dhe popujve të rajonit, nuk arriti të realizojë qëllimet e veta dhe ishin pikërisht qytetarët të cilët nuk dëshiruan të pranojnë politikat imponuese të Amerikës".