Larixhani: Iranianët rezistojnë përball presionit të Amerikës
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se amerikanët me vendosjen e sanksioneve synojnë vetëm presion sa më të madh kundër Iranit, por iranianët po rezistojnë përball presioneve.
Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, të mërkurën në takim me Zharko Obradoviç, kryetarin e komisionit për çështje të jashtme të Parlamentit të Serbisë, vuri në dukje presionet e Amerikës kundër Iranit dhe shtoi: "Shtetet që ndodhen nën hegjemoninë e Amerikës, në fund nuk kanë pasur fat të mirë dhe zakonisht gjatë periudhës afatgjate paguajnë çmim shumë të lartë".
Zharko Obradoviç, kryetari i Parlamentit të Serbisë, në këtë takim duke theksuar zhvillimin e marrëdhënieve të Serbisë dhe Iranit në fusha të ndryshme, deklaroi: "Irani dhe Serbia me anë të formimit të kompanive të ndryshme, mund të zgjerojnë marrëdhëniet ekonomike në të gjitha fushat".