Ruhani: Sanksionet e Amerikës kundër Iranit kanë humbur potencialin e vet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88718-ruhani_sanksionet_e_amerikës_kundër_iranit_kanë_humbur_potencialin_e_vet
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se veprimet e Amerikës kundër popullit të Iranit përbëjnë shembuj të qartë të terrorizmit ekonomik dhe theksoi se sanksionet e Amerikës kundër Iranit kanë humbur më potencialin e vet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 12, 2019 09:32 Europe/Tirane
  • Ruhani: Sanksionet e Amerikës kundër Iranit kanë humbur potencialin e vet

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se veprimet e Amerikës kundër popullit të Iranit përbëjnë shembuj të qartë të terrorizmit ekonomik dhe theksoi se sanksionet e Amerikës kundër Iranit kanë humbur më potencialin e vet.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e qeverisë, duke thënë se Amerika gjatë një viti të kaluar ka vendosur në zbatim sanksionet dhe presionin më të paparë në histori kundër popullit të Iranit, deklaroi se pavarësisht të gjitha këtyre presioneve, rrethanat e përgjithshme të Iranit Islamik janë shumë të mira.

Ruhani në vazhdim vuri në dukje deklaratat e ministrit të punëve të jashtme të Gjermanisë në Teheran i cili ka thënë se "Amerika po gabon në rrugën të cilën e ka zgjedhur dhe çdo kush që  e njeh historinë e Iranit, e di mirë se presioni maksimum kundër popullit të këtij vendi, nuk ka kurrfarë efekti", ndërsa shtoi: "Të tjerët po pohojnë potencialin dhe fuqinë e popullit të Iranit dhe e dinë se rrugën të cilën e kanë zgjedhur aleatët e tyre, është rrugë e gabuar dhe kjo ka shumë rëndësi".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim tha: "Irani me unitet dhe solidaritet do t'i detyrojë dashakeqësit të pranojnë gabimet e veta dhe të ulën në tryezën e logjikë, negociatave dhe drejtësisë".

Ruhani gjithashtu tha se niveli i zhvillimit ekonomik të Iranit po shkon në drejtim të duhur dhe rezistenca e popullit të Iranit është bërë shkak që të neutralizohen komplotet e armiqve.