"Iraku dhe Siria kompletojnë sigurinë kombëtare të Iranit"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88726-iraku_dhe_siria_kompletojnë_sigurinë_kombëtare_të_iranit
Këshilltari i lartë i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, gjenerali JahJa Rahim Safavi, theksoi rëndësinë ekonomike të aleancës midis Iranit, Irakut dhe Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 12, 2019 17:10 Europe/Tirane

Këshilltari i lartë i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, gjenerali JahJa Rahim Safavi, theksoi rëndësinë ekonomike të aleancës midis Iranit, Irakut dhe Sirisë.

"Iraku dhe Siria plotësojnë sigurinë kombëtare të Iranit, por gjithashtu luajnë role kryesore në planin ekonomik dhe komercial", tha ai. Gjenerali Rahim Safavi vuri në dukje se tregjet me 60 milionë njerëz në Irak dhe Siri mund të jenë destinacion i mirë për eksportin e mallrave dhe shërbimeve iraniane. "Sa i përket Irakut, tregtia jonë arriti 10 miliardë dollarë vitin e kaluar, një shifër që mund të dyfishohet në të ardhmen e afërt", shtoi ai. Duke theksuar potencialin e madh të zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me Irakun, gjenerali Rahim Safavi foli gjithashtu për rëndësinë e udhëtimit të pelegrinëve iranianë në Irak dhe për kalimin e pelegrinëve afganë, pakistanezë dhe azerbajxhanas që udhëtojnë për në Irak nëpërmjet territorit iranian.