Ruhani do të takohet me Putin dhe Xi Jinping
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88750-ruhani_do_të_takohet_me_putin_dhe_xi_jinping
Presidenti iranian Hasan Ruhani tha se siguria e gjithë botës, veçanërisht e rajonit të Gjirit Persik, është me rëndësi të madhe për Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 13, 2019 16:46 Europe/Tirane
  • Ruhani do të takohet me Putin dhe Xi Jinping

Presidenti iranian Hasan Ruhani tha se siguria e gjithë botës, veçanërisht e rajonit të Gjirit Persik, është me rëndësi të madhe për Iranin.

Ruhani foli të enjten në aeroportin ndërkombëtar Mehrabad të Teheranit përpara se të niste një udhëtim në kryeqytetin e Kirgizistanit, Bishkek për një samit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe në vendin fqinj të Taxhikistanit. "Sot, qoftë në rajonin e Gjirit Persik, Lindjen e Mesme apo në të gjithë botën, çështja e sigurisë ka një rëndësi të veçantë dhe unike për ne", pohoi Ruhani. Irani, tha ai,  ka bërë gjithmonë përpjekje për ruajtjen e paqes dhe sigurisë rajonale, duke shtuar se Republika Islamike ka treguar praktikisht gjatë viteve të fundit se sa është e ndjeshme për sigurinë e vendeve fqinje dhe të rajonit. Ruhani tha se përveç mbajtjes së një fjalimi në konferencën e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, ai do të zhvillojë bisedime me udhëheqësit e Rusisë dhe Kinës, si dhe të vendit pritës.