Sulmi ndaj cisternave të naftës, Irani reagon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88751-sulmi_ndaj_cisternave_të_naftës_irani_reagon
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Abas Musavi shprehu shqetësimin e Iranit lidhur me incidentin që përfshiu dy cisterna të mëdha të naftës në Detin e Omanit, ndërsa zhvillohej takimi mes Kryeministrit japonez dhe Liderit Suprem të Revolucionit Islamik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 13, 2019 17:01 Europe/Tirane
  • Sulmi ndaj cisternave të naftës, Irani reagon

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Abas Musavi shprehu shqetësimin e Iranit lidhur me incidentin që përfshiu dy cisterna të mëdha të naftës në Detin e Omanit, ndërsa zhvillohej takimi mes Kryeministrit japonez dhe Liderit Suprem të Revolucionit Islamik.

"Irani është i shqetësuar për sulmin e dyshimtë të sotëm ndaj tankerëve të lidhur me Japoninë, që ndodhi njëkohësisht me takimin midis kryeministrit japonez dhe udhëheqësit të Revolucionit Islamik," shkroi ai në llogarinë e tij të Twitter, duke shtuar se Teherani "e sheh këtë ngjarje si kundërvënie ndaj përpjekjeve rajonale dhe ndërkombëtare për të ulur tensionet në rajon". Musavi theksoi se Irani mbështet bashkëpunimin dhe dialogun brenda rajonit.Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif tha se sulmi mbi dy tankerët në Detin e Omanit në mes të një vizite historike të kryeministrit japonez Shinzo Abe në Iran është tepër i dyshimtë, duke bërë thirrje për nxitjen e dialogut ndërmjet vendeve të rajonit. Pas incidentit dhe thirrjes për ndihmë që pasoi, Irani nxitoi të shpëtonte dy cisternat e naftës në Detin e Omanit, duke transferuar të gjithë 44 anëtarët e ekuipazhit në brigjet jugore iraniane. Pas këtyre dy incidenteve, AP i referohet një rritjeje prej 4% të çmimit të naftës së papërpunuar në tregjet botërore, e cila tregtohet me 62.53 dollarë për fuçi.