Zarif: Pretendimet e Amerikës kundër Iranit bëhen sipas planit të grupit B
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88759-zarif_pretendimet_e_amerikës_kundër_iranit_bëhen_sipas_planit_të_grupit_b
Ministri i jashtëm i RII duke reaguar ndaj pretendimeve të autoriteteve amerikane mbi gjoja ndërhyrjen e Iranit në aksidentin e ndodhur ndaj dy anijeve në detin e Omanit ka thënë: Pretendimet e pabaza të Uashingtonit kundër Teheranit bëhen sipas projektit dhe planit të grupit B, grup i cili ndjek diplomacinë shkatërrimtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 14, 2019 07:16 Europe/Tirane
  • Zarif: Pretendimet e Amerikës kundër Iranit bëhen sipas planit të grupit B

Ministri i jashtëm i RII duke reaguar ndaj pretendimeve të autoriteteve amerikane mbi gjoja ndërhyrjen e Iranit në aksidentin e ndodhur ndaj dy anijeve në detin e Omanit ka thënë: Pretendimet e pabaza të Uashingtonit kundër Teheranit bëhen sipas projektit dhe planit të grupit B, grup i cili ndjek diplomacinë shkatërrimtare.

Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh të tij në Twitter ka thënë se “ E di nga burojnë mendimet e grupit B” dhe shkroi: Akuzat anti-iraniane të Amerikës , pa prezantuar asnjë fakt dhe dëshmi reale, tregojnë se grupi B i përbërë nga John Bolton këshilltari i sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, Beniamin Netanjahu kryeministër i regjimit sionist, Muhamed bin Selman princi i kurorës i Arabisë Saudite dhe Muhamed bin Zajd princi i Abu Dhabit me politikën shkatërruese dhe destruktive po ndjekin vizitën e kryeministrit japonez për uljen e tensioneve në rajon me qëllim që të fshehin terrorizmin ekonomik kundër Iranit. Ditën e enjte dy anije Front Altair me flamurin algjerian dhe që është në pronësi të Norvegjisë transportonte etanol nga Katari ndërsa anija Kokuka Courageous me flamurin e Panamasë transportonte metanol. Që të dy anijet janë djegur në ujërat e detit të Omanit. Ministria e tregtisë e Japonisë me anë të një deklarate ka njoftuar se anijet mbartnin produkte që i përkisnin Japonisë. Njësitet e shpëtimit të Iranit kanë shpëtuar ekuipazhin e të dy anijeve në fjalë. Ditën e enjte zëdhënësi i MPJ të Iranit ka paralajmëruar vendet e rajonit të mos bien në kurthin e atyre personave që përfitojnë nëpërmjet destabilizimit të rajonit.