Presidenti i Republikës Islamike të Iranit takohet me presidentin e Kinës
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë punimeve të samitit të liderëve të Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait në Kirgizitan është takuar dhe ka biseduar me presidentin e Kinës.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe Shin Jinping, presidenti i Kinës, të gjatë këtij takimi të zhvilluar të premten, kanë biseduar në lidhje me marrëveshjen bërthamore, marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit të enjten në mbrëmje ka shkuar në Bishkek, kryeqytetin e Kirkizitanit për të marrë pjesë në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait.
Samiti i 19-të i Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait ka filluar punimet sot dhe do të zgjasë për dy ditë me pjesëmarrjen e krerëve të 11 vendeve si Rusia, Kina, Kirkizistani, Taxhikistani, Uzbekistani, India, Pakistani dhe Irani në qytetin Bishkek të Kirkizistanit.