Eragçi: Lufta ekonomike e Amerikës kundër Iranit kërcënon sigurinë e rajonit
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit njëkohësisht anëtar i lartë i grupit përfaqësues të Iranit në negociatat bërthamore në takimin që pati me kryetaren e komisionit të politikave të jashtme të parlamentit francez tha se lufta ekonomike e Amerikës kundër Iranit ka si objektiv sigurinë e rajonit.
Sejed Abas Eragçi dje në takim me Mariel de Sarnes tha: Lufta ekonomike që ka nisur Amerika kundër popullit iranian synon të godasë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe shton tensionet në rajon. Ai marrëveshjen bërthamore e ka quajtur një sukses diplomatik për zgjidhjen e problemeve në rajonin e trazuar të Azisë perëndimore me anë të negociatave dhe shtoi se Amerika me daljen nga kjo marrëveshje ka vënë në rrezik procesin e negociatave dhe rrjedhën multilaterale. Nga ana e saj Sarnes kryetare e komisionit për marrëdhëniet me jashtë në parlamentin francez, marrëveshjen bërthamore e ka quajtur një progres dhe sukses diplomatik dhe shtoi se ruajtja e kësaj marrëveshjeje ka rëndësi të madhe dhe të gjithë duhet të përpiqen në këtë çështje. Kryetarja e komisionit për politikë të jashtme në parlamentin francez pasi përmendi pozitën e rëndësishme të Iranit në rajon theksoi domosdoshmërinë e dialogut me Iranin lidhur me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.