Diplomacia iraniane përqendrohet tek multilaterizmi në përballje me unilaterizmin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88818-diplomacia_iraniane_përqendrohet_tek_multilaterizmi_në_përballje_me_unilaterizmin
Hasan Ruani në takimin e pestë të krerëve të konferencës për bashkëpunim dhe mirëbesim në Azi të njohur ndryshe me emrin CICA, takim që u mbajt në kryeqytetin Dushanbe të Taxhikistanit, theksoi domosdoshmërinë e forcimit të multilaterizmit përballë unilaterizmit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 16, 2019 06:04 Europe/Tirane
  • Diplomacia iraniane përqendrohet tek multilaterizmi në përballje me unilaterizmin

Hasan Ruani në takimin e pestë të krerëve të konferencës për bashkëpunim dhe mirëbesim në Azi të njohur ndryshe me emrin CICA, takim që u mbajt në kryeqytetin Dushanbe të Taxhikistanit, theksoi domosdoshmërinë e forcimit të multilaterizmit përballë unilaterizmit.

Presidenti Ruhani duke iu drejtuar vendeve pjesëmarrëse në takim tha: Për shkak të ndjeshmërisë aktuale, është e mira që vendet anëtare të CICA të ndërmarrin politika inteligjente dhe të forcojnë multilaterizmin përballë unilaterizmit. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shtoi: "Teherani shumë herë ka deklaruar gatishmërinë e vet për hartimin dhe miratimin e mekanizmave bilaterale dhe multilaterale politiket dhe të sigurisë me qëllim që të garantohet paqja dhe siguria e përgjithshme". Ruhani duke thënë se problemi i vjetër i Palestinës është faktori më i rëndësishëm i pasigurisë, përhapjes së dhunës në rajon dhe në botë dhe tha: "Indiferenca e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj veprimeve të paligjshme të Izraelit dhe veprimeve të paligjshme të Amerikës në transferimin e ambasadës në Kodsin e shenjtë dhe mbështetja e aneksimit të lartësive të Golanit të pushtuar në territorin e regjimit pushtues sionist është bërë shkak që arritja e një rrugëzgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për këtë krizë të bëhet më e vështirë se sa në të kaluarën". Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vuri në dukje politikat e qeverisë aktuale të Amerikës në destabilizimin e vendeve të rajonit dhe tha: "Këto politika janë shkelje të hapur të së drejtës të popujve të rajonit për të përcaktuar fatin e vet si një prej të drejtave themelore dhe qenësore të të gjithë popujve". Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vuri në dukje edhe daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosjen e sanksioneve të paligjshme dhe të njëanshme kundër Republikës Islamike të Iranit dhe tha: "Irani në mënyrë të njëanshme nuk mund t'i qëndrojë besnikë zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore sepse edhe vendet e tjera duhet të luajnë rolin e vet për ruajtjen e kësaj marrëveshje të rëndësishme". Bashkësia Ndërkombëtare dhe në veçanti rajoni i Azisë Perëndimore, prej disa dekadash është përballur me sfida të shumta ku një pjesë e madhe prej tyre janë krijuar nga veprimtaria unilaterale apo e njëanshme e Amerikës. Vendosja e sanksioneve ekonomike nga ana e Amerikës bie ndesh me normat dhe dispiozitat ndërkombëtare dhe është shkelje e të drejtave të njeriut pasi shkel të drejtat ekonomike të  vendeve që ajo sanksionon. Muhamed Bager Nurbakhsh ekspert i çështjeve ndërkombëtare thotë: Qëndresa e bashkësisë ndërkombëtare dhe veprimet e OKB kundër politikave të njëanshme të Amerikës, mund të kontrollojnë diktaturën botëorre dhe të tregojë se sot në botë, sanksionet janë një mjet jo efikas që nuk mund të parandalojnë rrugën e bashkëpunimit të kombeve dhe qeverive.