Qershor 16, 2019 16:22 Europe/Tirane
  • Vështrimi i ri i Francës ndaj Iranit:

Një gazetë franceze me një vështrim të ri ka prezantuar kafenetë, restorantet dhe qendrat moderne të Teheranit duke prezantuar një imazh të përditshëm dhe dinamik nga Irani dhe populli iranian dhe duke vë në dukje çmimet, Iranin e ka vlerësuar një vend relativisht të lirë për turistët francezë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se numri i turistëve francezë që udhëtojnë drejtë Iranit është reduktuar pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe si rezultat zbatimin e politikave konservatore të Francës dhe ndërprerjen e fluturimeve të drejtpërdrejta të Air France drejt Teheranit. Këtë çështje e konfirmojnë edhe statistikat e Organizatës për Trashëgimi Kulturore, Artizanale dhe Turizëm të Iranit dhe shqyrtimi i programeve të agjencive turistike të cilat sjelljen turistë nga Franca në Iran. Pavarësisht këtyre rrethanave, gazeta majtiste "Liberasion" e Parisit në një raport të saj ka analizuar aspekte më pak të njohura të Teheranit, një qytet i cili po përballët me zhvillimin e vendeve me arkitekturë avangarde dhe duke përshkruar hapësirat të cilat janë më pak të njohura në opinionin publik të Francës, ka inkurajuar qytetarët e këtij vendi për të përjetuar një eksperiencë më të ndryshme në Iran.

Gazeta "Liberasion" e cila botohet me një tirazh relativisht të madh në versionin e shtypur dhe në atë digjital, ka frekuentuar zonën e kafeneve në qendër të Teheranit, vendkalimin e studentëve dhe qendrat për organizimin e programeve letrare dhe artistike dhe duke përshkruar atmosferën e brendshme të kafeneve dhe njerëzve që i frekuentojnë ato, i vlerëson këto lokale të ngjashme ose përafërsisht të krahasueshme me ato në vendet perëndimore, lokale këto të cilat janë distancuar pak nga forma e zakonshme tradicionale e restoranteve iraniane dhe dekorimeve të tyre lindore dhe në vendin e qebapëve, servohen edhe lloje të tjera ushqimeve të ndryshme duke mos përjashtuar as vegjetarianët.  

Në këtë raport janë sjell edhe emrat e disa kafeneve dhe restoranteve në zemër të kryeqytetit të Iranit dhe duke përshkrua dekoracionin e tyre, njerëzit që kryesisht i frekuentojnë këto lokale dhe ushqimet e njohura të tyre së bashku me çmimin, i janë ofruar oferta të ndryshme që qytetarët francez të kenë opsione më shumë për të zgjedhur. Autori i këtij raporti të gazetës "Liberasion" vë në dukje se me qindra lokale të tilla ekzistojnë në Teheran. Autori i këtij raporti nuk shkuar të prezantojë hotelet luksoze ose të hotelet e lira të Teheranit, por është përqendruar më tepër në prezantimin e "Hastele-ve" ose shtëpive për pranimin e mysafirëve që konsiderohet një fenomen i ri në këtë qytet, por shumë i njohur për evropianët. Çmimet e një shtrati në këto Hostele në qendër të Teheranit për personat që dëshirojnë të shëtisin me shpenzime të vogla, është prezantuar të jetë 10 euro, ndërsa dhoma e tërë 35 euro. Për shëtitje në qytetin e Teheranit dhe për të vizituar vendet turistike, nuk janë prezantuar komplekset si Pallati Golestan, Muze Kombëtar ose kompleks Sa'dabad apo muze u xhevahireve mbretërore, por janë prezantuar parqet e qytetit si parku "Lale" me pleqtë duke luajtur shah, parku "Ura e Natyrës" dhe Muzeu i Mbrojtjes së Lavdishme.

Tags