Presidenti Ruhani uron fitoren e kombëtares iraniane në volejboll
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88846-presidenti_ruhani_uron_fitoren_e_kombëtares_iraniane_në_volejboll
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi ka uruar ekipin kombëtar iranian të volejbollit për fitoren në ligën botërore të volejbollit për vitin 2019.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 17, 2019 03:32 Europe/Tirane
  • Presidenti Ruhani uron fitoren e kombëtares iraniane në volejboll

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi ka uruar ekipin kombëtar iranian të volejbollit për fitoren në ligën botërore të volejbollit për vitin 2019.

Në mesazhin e tij presidenti Hasan Ruhani ka thënë se shkëlqimi dhe fitorja e vlerësuar e ekipit kombëtar të volejbollit është burim krenarie dhe gëzimi për të gjithë zemrat e iranianëve. Ekipi kombëtar iranian në javën e tretë të ligës botërore të volejbollit për vitin 2019 fitoi kundrejt ekipit të fuqishëm kombëtar të Rusisë. Ekipi iranian me 8 fitore kundrejt ekipeve nga Rusia, Polonia, Kanadaja, Italia, Gjermania, Kina, Argjentina dhe Japoni dhe me një humbje përballë Brazilit është renditur i pari me gjithsej 4 pikë. Në javën e katërt të kësaj lige më 21 qershor ekipi iranian do të përballet me ekipin nga Portugalia. Në ligën botërore të volejbollit për vitin 2019 marrin pjesë 16 ekipe nga e gjithë bota.