Mogherini: Irani ka qenë i angazhuar në përmbushjen e detyrimeve të tij
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88867-mogherini_irani_ka_qenë_i_angazhuar_në_përmbushjen_e_detyrimeve_të_tij
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian edhe njëherë deklaroi se Irani i ka zbatuar angazhimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 17, 2019 16:40 Europe/Tirane
  • Mogherini: Irani ka qenë i angazhuar në përmbushjen e detyrimeve të tij

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian edhe njëherë deklaroi se Irani i ka zbatuar angazhimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore.

Sipas kanalit tv RT, Federica Mogherini, Shefja e politikës së jashtme të BE, tha se vlerësimi i Bashkimit Evropian mbi përputhjen e Iranit me angazhimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore bazohet në raportet e ANEA dhe jo në deklarata. Në një pjesë tjetër të fjalimit të saj, Mogherini argumentoi se fokusi i Bashkimit Evropian është në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe që populli i Iranit të përfitojë nga favoret ekonomike të marrëveshjes. Pa përmendur tërheqjen e njëanshme të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja, ajo i kërkoi Iranit të veprojë në përputhje me marrëveshjen bërthamore.