Ruhani: Populli i Iranit do të dalë ngadhënjimtar në përballjen me armikun
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88881-ruhani_populli_i_iranit_do_të_dalë_ngadhënjimtar_në_përballjen_me_armikun
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se esenca e luftës së armiqve me popullin e Iranit është lufta e vullneteve dhe theksoi se populli i Iranit me shpresë dhe vendosmëri do të neutralizojë të gjitha komplotet e armiqve dhe do të dalë ngadhënjimtar në këtë betejë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 18, 2019 11:40 Europe/Tirane
  • Ruhani: Populli i Iranit do të dalë ngadhënjimtar në përballjen me armikun

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se esenca e luftës së armiqve me popullin e Iranit është lufta e vullneteve dhe theksoi se populli i Iranit me shpresë dhe vendosmëri do të neutralizojë të gjitha komplotet e armiqve dhe do të dalë ngadhënjimtar në këtë betejë.

Hasan Ruhani sot në ceremoninë e përurimit të terminalit "Salam" në aeroportin ndërkombëtar "Imam Khomejni (ra)" të Teheranit, deklaroi: "Pavarësisht të gjitha presioneve të armiqve të cilët synojnë të induktojnë pesimizmin, populli i Iranit për çdo ditë por vëren lëvizje të reja në zhvillimin e ekonomisë dhe proceseve shoqërore".

Ruhan në vazhdim vuri në dukje përpjekjet e pasuksesshme të Amerikës për ndërprerjen e marrëdhënieve të Iranit me botën dhe shtoi: "Pavarësisht përpjekjeve të Amerikës, autoritetet iraniane kanë prani aktive në të gjitha konferencat dhe aktivitetet ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e Iranit me vendet e tjera të botës janë të mira".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar se në përballjen me Amerikën, vendet e botës po vlerësojnë qëndrimet e Iranit, tha: "Irani i qëndron besnik, marrëveshjeve dhe zotimeve ndërkombëtare dhe aktualisht e gjithë bota e njeh Amerikën si një vend shkelës së zotimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare".

Ruhani zhvillimin e rrugëve tranzitore të Iranit sidomos porteve dhe industrisë së transportit ajror e përshkroi shumë të rëndësishëm për bashkëpunim me botën dhe tha: "Fakti se rrugët ajrore të Iranit janë prej korridoreve më të sigurta të botës, tregon më së miri fuqinë e tranzitit të Republikës Islamike të Iranit".