Ekipi iranian i futsalit kalon në gjysmë finale
Qershor 19, 2019 06:06 Europe/Tirane
Ekipi iranian i futsalit për të moshat nën 20 vjeç ka kaluar në gjysmëfinalen e kampionatit të Azisë.
Në fazën çerekfinale ekipi iranian për moshat nën 20 vjeç mundi ekipin e Libanit me rezultatin 3 me 1 dhe kaloi në gjysmë finale. Ekipi kombëtar iranian i shpresave në gjysmëfinale do të përballet me ekipin e Japonisë. Kampionati i futsalit për shpresat organizohet me pjesëmarrjen e Iranit, Afganistanit, Hong Kongut, Tajlandës, Libanit, Kirgizistanit, Japonisë, Vietnamit, Taxhikistanit, Irakut, Indonezisë dhe Tajvanit në qytetin Tabriz të Iranit.
Tags