Takht’revançi: Qeveria siriane ka të drejtë të luftojë kundër terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88904-takht’revançi_qeveria_siriane_ka_të_drejtë_të_luftojë_kundër_terroristëve
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë se qëllimi i krijimit të zonës së uljes së tensioneve në Idlib të Sirsië, është mbështetja për civilët dhe mbrojtja e tyre nga krimet e terroristëve dhe jo krijimi i një zone të sigurt për terrorist që të kenë mundësi të vrasin edhe më shumë civilë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 19, 2019 06:06 Europe/Tirane
  • Takht’revançi: Qeveria siriane ka të drejtë të luftojë kundër terroristëve

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë se qëllimi i krijimit të zonës së uljes së tensioneve në Idlib të Sirsië, është mbështetja për civilët dhe mbrojtja e tyre nga krimet e terroristëve dhe jo krijimi i një zone të sigurt për terrorist që të kenë mundësi të vrasin edhe më shumë civilë.

Maxhid Takht’revançi i pranishëm në takimin e KS të OKB ku është trajtuar çështja e Sirisë ka thënë: Qeveria siriane duke respektuar normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe normat e të drejtave të njeriut, ka të drejtë që të përballet me terroristët më të rrezikshëm që janë vendosur në Idlib dhe që kanë marrë peng më shumë se 2 milion njerëz. Kontrolli i plotë i qeverisë siriane mbi të gjithë territorin e vendit, kthimi i të shpërngulurve, rindërtimi dhe zgjidhja politike e krizës janë të nevojshme për Sirinë, tha në fjalën e tij Takht’revançi. Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB gjithashtu u ka kërkuar vendeve garantuese të procesit të bisedimeve të Astanasë që të inkurajojnë qeverinë siriane që të zbatojë me sukses procesin e formimit të komitetit për kushtetutën e vendit dhe tha: Në fund Siria ka të drejtë të përcaktojë fatin e saj dhe është populli sirian ai që merr vendim për të ardhmen e vendit.