Qeveria e Britanisë së Madhe paguan dëmshpërblimin për Bankën Mellat të Iranit
(last modified Wed, 19 Jun 2019 11:42:18 GMT )
Qershor 19, 2019 13:42 Europe/Tirane
  • Qeveria e Britanisë së Madhe paguan dëmshpërblimin për Bankën Mellat të Iranit

Qeveria e Britanisë së Madhe për të parandaluar vazhdimin e padisë së Bankës Mellat të Iranit, është pajtuar me pagimin e dëmshpërblimit për këtë bankë iraniane.

Faqja informative "Bloomberg" njoftoi se kompania "Zayoal & Partners" me seli në Londër e cila ka marrë përsipër ndjekjen e padisë së Bankës Mellat të Iranit, ditën e martë me anë të një deklarate, ka thënë se qeveria e Britanisë së Madhe është pajtuar t'i paguajë dëmshpërblim Bankës Mellat të Iranit, mirëpo nuk ka dhënë detaje në lidhje me shumën që pritet të paguajë qeveria britaneze si dëmshpërblim për këtë bankë iraniane.

Banka Mellat e Iranit ka paraqitur padi kundër Ministrisë së Thesarit të Britanisë së Madhe për shkak të ndalimit të veprimtarisë bankare të kësaj banke në sektorin financiar të këtij vendi.

Qeveria e Britanisë së Madhe deri më tani ka shpenzuar 35 milionë pound për mbrojtje ndaj kësaj dosje, mirëpo nga frika e humbjes në këtë proces gjyqësor, është pajtuar të paguajë dëmshpërblim.

Ministria e Thesarit të Britanisë së Madhe në vitin 2009, me akuzë të së ashtuquajturës "pjesëmarrje në programin atomik të Iranit", emrin e Bankës Mellat e ka vendosur në listën e sanksioneve.

Pas kësaj Banka Mellat e Iranit ka paraqitur padi kundër Ministrisë së Thesarit të Britanisë së Madhe në fund në vitin 2013, Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe ka marrë vendim në favor të kësaj banke iraniane dhe ka deklaruar se sanksionet ndaj Bankës Mellat të Iranit ishin të paligjshme.

Banka Mellat pas këtij vendimi të gjykatës, ka paraqitur padi kundër Ministrisë së Thesarit të Britanisë së Madhe për shkak të dëmit që i ishte shkaktuar kësaj banke duke kërkuar dëmshpërblim 1.6 miliardë dollarë.

 

Tags