Rezistenca përball Amerikës, populli i Irani fitues i luftës së vullneteve
Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit rezistencën e konsideroi të vetmen rrugë për t'u përballur me armiqtë dhe tha se rezistenca është e vetmja rrugë e fitores përball politikave të Amerikës dhe fitorja e popullit të Iranit është afër.
Gjeneral Husejn Salami, të martën duke thënë se kanë dështuar politikat e Amerikës në botë, deklaroi: "Sot Irani me fuqi më të madhe se në çdo kohë tjetër po përballet me armiqtë dhe ky është rezultat që buron nga identiteti islamik, revolucionar dhe kombëtar i popullit mysliman të Iranit".
Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit duke thënë se amerikanët kanë humbur strategjinë, shtoi: "Armiqtë e Iranit janë dobësuar dhe lodhur tani ka përfunduar epoka e Amerikës".
Rezistenca ka qenë opsioni i artë dhe efikas i popullit të Iranit përgjatë dyzetë viteve të kaluara. Pas fitores së Revolucionit Islamik, armiqtë e popullit të Iranit sidomos Amerika ka përdorur çdo lloj komploti për të penguar progresin dhe zhvillimin e Iranit dhe sipas mendimit të tyre, për ta bërë Republikën Islamike të Iranit në shtet të varur.
Rezistenca objektive dhe matur e popullit të Iranit gjithnjë ka neutralizuar komplotet e Amerikës. Historia 40 vjeçare e Revolucionit Islamike të Iranit është e mbushur me eksperienca të fitores së rezistencës dhe tetë vitet e Mbrojtjes së Lavdishme (kundër agresionit ushtarak të ish-regjimit të Sadam Husejnit), janë manifestimi më i lartë i rezistencës së popullit të Iranit përball agresorëve. Aktualisht në kohën kur Amerika ka filluar luftën ekonomike me popullin e Iranit, rezistenca e pashembullt e popullit të Iranit ka prishur të gjitha llogaritjet e qeverisë së Amerikës.
Donald Trump, presidenti i Amerikës, i cili është bërë pionier i armiqësisë me popullin e Iranit në krahasim me presidentët e tjerë të Amerikës, ka filluar të zbatojë politikën e kërcënimit dhe presionit në maksimum ndaj popullit të Iranit. Rezistenca në maksimum dhe efikase e popullit të Iranit përball politikës së kërcënimit dhe presionit maksimum të Amerikës, ka hutuar dhe irrituar drejtuesit e Shtëpisë së Bardhë. Paaftësia e Amerikës ka arritur deri në atë nivel sa që me publikimin e gënjeshtrave dhe falsifikimin e dokumenteve, po bënë përpjekje që ta prezantojë Iranin si një vend që prish sigurinë e rajonit, mirëpo edhe në këtë drejtim nuk ekziston asnjë vesh në botë që pranon gënjeshtrat e Amerikës. Në këtë drejtim, Mark Dankov, aktivist politik i Partisë Republikane të Amerikës, pretendimet e autoriteteve amerikane në lidhje me gjoja implikimin e Iranit në sulmin ndaj anijeve transportuese të naftës në Detin e Omanit, i quajti "përsëritje të gënjeshtrave historike të qeverive të Amerikës për luftë", ndërsa deklaroi: "Ata për të akuzuar Iranin, në mënyrë të qartë bëjnë falsifikimin e dokumenteve". Gazeta amerikane "Washington Post" gjithashtu në një raport të saj ka shkruar: "Për shkak të mungesës së kredibilitetit dhe gënjeshtrave të mëdha, akuzat e fundit të Donald Trump, presidentit të Amerikës, kundër Iranit në lidhje me sulmin ndaj dy anijeve transportuese të naftës, nuk kanë gjetur asnjë veshë që t'i dëgjojë ato".
Politika parimore dhe rezistenca efikase e popullit të Iranit e cila ka rrënjë në identitetit islamik dhe revolucionar të këtij populli, ka penguar realizimin e ëndrrës së qeveritarëve amerikanë për Republikën Islamike të Iranit.