A i kupton Trump mesazhet e iranianëve?
Ajo që tha gjeneral Husein Selami, ishte qartë një mesazh për Boltonin dhe Trumpin, megjithëse ky i fundit e ka të vështirë për ta kuptuar menjëherë, shkroi analistin e famshëm i botës arabe, Abdel Bari Atwan.
"Intervista e Donald Trump me gazetën amerikane Time thekson karakterin naiv të presidentit amerikan kur e krahason Iranin para dhe pas zgjedhjes së tij duke thënë: "Nëse e krahasoni retorikën e sotme të Iranit me kohën kur e nënshkruan marrëveshjen bërthamore dhe kur ata gjithmonë thirrnin 'Poshtë Amerika', unë më nuk dëgjoj shumë të tilla slogane ". Nëse marrim parasysh fjalët e Donald Trump dhe Mike Pompeos që e akuzuan Korpusin e Gardës të Revolucionit Islamik për orkestrimin e sulmeve kundër cisternave në Detine Omanit, mund të konkludojmë se Irani po lëviz nga slogani drejt veprimit. Ky evolucion, megjithëse i rrezikshëm, i ka shpëtuar inteligjencës së presidentit amerikan", thotë Abdel Bari Atwan. Atwan thotë se duke akuzuar Iranin se ka qenë pas sulmeve në Detin e Omanit, Trump po e vë në pikëpyetje veten e tij: Sulmi u krye me saktësi dhe me kompetencë të madhe; çka në vetvete duhet të jetë shqetësuese për Shtetet e Bashkuara. Përveç kësaj, autorët e këtij operacioni nuk kanë lënë asnjë gjurmë dhe gjithashtu nuk janë identifikuar në një zonë të frekuentuar dhe të monitoruar nga kamerat. Në të vërtetë, ata kanë sfiduar të gjithë satelitët dhe sistemet e survejimit të vendeve të rajonit dhe të Shteteve të Bashkuara. Nëse shikojmë videon e publikuar nga administrata amerikane si dëshmi e përfshirjes së Iranit në sulmet në Detin e Omanit, shohim një anije, njerëzit e të cilës në bord përpiqen të shkëputin një minë jo operacionale nga anija cisternë japoneze. Ky regjistrim video, nëse konsiderohet autentik, do të tregonte edhe një herë ekspertizën e autorëve të operacionit. Largimi i një mine me aq shpejtësi dhe saktësi, pa frikë nga shpërthimi dhe kamerat e vëzhgimit, tregon se ekipi operativ është më i avancuar se armiku i tij nga një pikëpamje teknike dhe inteligjence dhe se, është një realitet i frikshëm ". Atwan shton se vendimi i Donald Trump për të dërguar një mijë ushtarë në Lindjen e Mesme për të siguruar sigurinë e anijeve amerikane është një gjest i thjeshtë simbolik pa shumë rëndësi ushtarake. Abel Bari Atwan gjithashtu u referohet deklaratave të gjeneralit Husein Selami, komandant i përgjithshëm i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik, duke shtuar se ato ishin një mesazh i qartë për autoritetet amerikane. "Ajo çfarë tha gjeneral Selami për gamën e raketave balistike iraniane që janë në gjendje të sulmojnë anijet amerikane dhe të ndryshojnë balancën e forcave, këto nuk janë fjalë në ajër. Ky është një mesazh i qartë drejtuar Donald Trumpit dhe John Boltonit. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt mund të jetë shumë më e rrezikshme se një sulm ndaj tankerëve. Irani nuk ka frikë nga asgjë ", përfundon redaktori i Rai al-Youm.