Rrëzohet një dron spiun në brigjet jugore të Iranit
Qershor 20, 2019 04:40 Europe/Tirane
Një dron spiun i Amerikës është rrëzuar në brigjet jugore të Iranit përkatësisht në territorin e rajonit Hormuzgan.
Ky dron spiun është rrezuar nga njësiti ajror i forcave të gardës revolucionare të Iranit. Zyra për informim e këtij njësiti ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte, një dron Global Hawak i Amerikës është rrëzuar pasi ka shkelur hapësirën ajrore të Iranit në rajonin Hormuzgan. Njësiti i forcave ajrore të gardës revolucionare është përgjigjur menjëherë dhe ka rrëzuar këtë dron spiun të Amerikës. Ushtria amerikane deri tani nuk ka reaguar ndaj rrëzimit të dronit spiun në territorin iranian.
Tags