Ministri i jashtëm i Iranit takohet me homologun e tij turk
Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Turqisë sot (të premten) kanë zhvilluar një takim në Esfahan, në qendër të Iranit.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe Mevlyt Çaushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, raundin e parë të bisedimeve të tyre e kanë zhvilluar në mënyrë private.
Ministri i punëve të jashtme të Turqisë të enjten në mbrëmje ka arritur për një vizitë në Iran për të biseduar me ministrin e punëve të jashtme të Iranit në qytetin Esfahan.
Marrëdhëniet e Iranit dhe Turqisë nga aspekti i politik, tregtar dhe ekonomik si një kthesë e madhe, vitin e kaluar kanë hyrë në një fazë të re dhe po kalojnë një proces të zgjerimit dhe zhvillimit në të gjitha fushat.