Gjeneral Haxhizade: Irani nuk mirëpret luftën, mirëpo është i gatshëm të mbrohet
Komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se forcat e armatosura dhe populli i Irani nuk e mirëpret luftën, mirëpo gjithmonë është i gatshëm për mbrojtjen e vendit të vet.
Gjeneral Amir Ali Haxhizade ditën e shtunë në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, vuri në dukje rrëzimin e dronit spiunazh të Amerikës në brigjet e Iranit dhe shtoi: "Veprimi i amerikanëve ishte në kundërshtim me ligjet dhe normat ndërkombëtare dhe forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit kanë kryer vetëm detyrën legjitime të tyre".
Komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit në vazhdim tha: "Përgjigje e forcave të armatosura të Iranit ndaj agresorëve dhe shkelësve të hapësirës ajrore të Iranit është një përgjigje e prerë dhe në rast të përsëritjes së këtij agresioni, do të përsëritet edhe përgjigja e Iranit".
Gjeneral Haxhizade duke thënë se Republika Islamike e Iranit gjatë dyzet viteve të kaluara gjithnjë është përballur me agresionin e armiqve, theksoi: "Siguria kombëtare dhe mbrojtje e integritetit territorial janë prioritetet më të rëndësishme të forcave të armatosura të Iranit dhe sot në sigurimin e pajisjeve dhe mjeteve të tjera të nevojshme për mbrojtjen e vendit duke përfshirë raketat dhe sistemet kundërajrore, Irani plotëson tërësisht nevojat e veta".
Komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit në fund tha: "Irani posedon një koleksion të dronëve amerikanë që konsiderohen dëshmi e agresionit ajror të Amerikës ndaj hapësirës ajrore të Iranit dhe këto dëshmi tregojnë se ata nuk dëshirojnë t'i respektojnë ligjet ndërkombëtare".