Ekipi kombëtar iranian i volejbollit fiton përballë Australisë
Qershor 23, 2019 05:21 Europe/Tirane
Ekipi kombëtar iranian i volejbollit në kampionatin e ligës botërore të volejbollit për vitin 2019, ka fituar përballë ekipit të Australisë.
Në ndeshjen e zhvilluar dje në qytetin Ardebil, ekipi kombëtar iranian fitoi me rezultatin 3 me 0 përballë ekipit kombëtar të Australisë. Ekipi kombëtar i Iranit me 10 fitore përballë Australisë, Portugalisë, Rusisë, Polonisë, Kandasë, italisë, gjermanisë, Kinës, Argjentinës dhe Japonisë dhe me një humbje përballë Brazilit është renditur i pari në renditjen totale. Në kampionatin e ligës botërore të volejbollit marrin pjesë 16 ekipe kombëtare.
Tags