Zarif publikon pamje të reja mbi agresionin e avionit amerikan
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi në Twitter ka publikuar pamje të reja që dëshmojnë agresionin e avionit spiun amerikan në hapësirën ajrore të Iranit dhe që edhe një herë tregon shkeljen e normave dhe dispozitave ndërkombëtare nga ana e Amerikës.
Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit lidhur me agresionin e avionit spiun amerikan në hapësirën ajrore të Iranit ka thënë: Për të mësuar saktësisht vendin e ndodhjes së avionit dhe rrëzimit të tij nga Irani, shikoni hartat. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se avioni spiun në kohën e rrëzimit ndodhej mbi ujërat territoriale të Iranit dhe shtoi: Këta harta eliminojnë të gjitha dyshimet mbi vendndodhjen e avionit spiun amerikan dhe rrëzimin e tij. Ky dron spiun është rrezuar nga njësiti ajror i forcave të gardës revolucionare të Iranit. Zyra për informim e këtij njësiti ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte, një dron Global Haëak i Amerikës është rrëzuar pasi ka shkelur hapësirën ajrore të Iranit në rajonin Hormuzgan. Njësiti i forcave ajrore të gardës revolucionare është përgjigjur menjëherë dhe ka rrëzuar këtë dron spiun të Amerikës. Ushtria amerikane deri tani nuk ka reaguar ndaj rrëzimit të dronit spiun në territorin iranian.