Ruhani: Prania ushtarake ndërhyrëse e Amerikës, është rrënjë e problemeve të rajonit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se qasja politike e palëkundur e Teheranit është ulja e tensioneve, shmangia e çfarëdo lloj konflikti dhe forcimi i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në të gjithë botën.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e diele në takim me Gabriela Cuevas Barron, kryetaren e Unionit Botëror Ndërparlamentar e cila po qëndron për një vizitë në Teheran, deklaroi se politika e njëanshme është problem i madh i botës së sotshme dhe rrënjë e shumë problemeve në rajon dhe në botë është diktatura e disa shteteve, sidomos e Amerikës që me shkeljen e ligjeve ndërkombëtare po ec në rrugën e politikës së njëanshme.
Presidenti i Iranit vuri në dukje daljen e paligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe vendosjen e sanksioneve të padrejta dhe shtoi: "Sot Amerika po kryen terrorizëm ekonomik kundër popullit të Iranit dhe po zbaton sanksione edhe në fushën e medikamenteve dhe artikujve ushqimor".
Ruhani praninë ushtarake ndërhyrëse të Amerikës e konsideroi shkaktar të shumë problemeve të rajoni dhe tha: "Agresioni i dronit spiunazh amerikan ndaj hapësirës ajrore të Iranit është fillim i një tension të ri nga ana e Amerikës në rajon dhe ky konsiderohet veprim që kërcënon drejtpërdrejt sigurinë e rajonit të rëndësishëm të Gjirit Persik dhe Detit Oman, prandaj të gjitha institucionet ndërkombëtare duhet të reagojnë në mënyrë adekuate ndaj këtij veprimi agresor të Amerikës".
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vuri në dukje edhe ndërhyrjen ushtarake të Amerikës gjatë 17 viteve të kaluara në Afganistan, Irak, Siri dhe së fundi në Jemen, ndërsa shtoi: "Siguria e të gjitha rajoneve të botës ashtu edhe e rajonit të Gjirit Persik duhet të garantohet nga vet vendet e rajoneve përkatëse".
Kryetarja e Unionit Botëror Ndërparlamentar në këtë takim gjithashtu vuri në dukje rolin e rëndësishëm të Iranit në zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe përhapjen e multilateralitetit në botë dhe tha: "Marrëveshja bërthamore tregoi në mënyrë të qartë se multilateralitetit dhe bashkëpunimi për vendosjen e paqes dhe në rajon dhe në botë, ka rëndësi të madhe dhe bota duhet të vlerësojë eksperiencën e Iranit në bashkëpunim dhe të respektojë dialogun dhe marrëveshjet ndërkombëtare".